Kalciumi është një nga mineralet më të rëndësishme për organizmin, i nevojshëm për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një strukture të shëndetshme kockore. Ai luan një rol kyç në forcimin e dhëmbëve, funksionimin e duhur të muskujve, transmetimin nervor dhe rregullimin e ritmit të zemrës.
Me kalimin e moshës apo në raste të ushqyerjes së pamjaftueshme, marrja e kalciumit përmes suplementit bëhet thelbësore për të parandaluar dobësimin e kockave (osteoporoza), krizat muskulore apo problemet metabolike.
Përfitimet kryesore të kapsulave me kalcium:
- Forcon kockat dhe parandalon osteoporozën – Rrit densitetin kockor dhe ul rrezikun e frakturave, veçanërisht te të moshuarit dhe gratë pas menopauzës.
- Ndihmon në mirëmbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm – Kalciumi është bazë për strukturën dentare dhe mbron nga dobësimi i smaltit.
- Mbështet funksionin e muskujve – Parandalon ngërçet dhe kontraktimet e pavullnetshme muskulare.
- Ndihmon në funksionimin normal të zemrës – Regullon ritmin kardiak dhe mban në balancë presionin e gjakut.
- Luaj rol në transmetimin nervor dhe funksionet enzimatike – Ndihmon në përçimin e impulseve nervore dhe në mbështetjen e shumë proceseve metabolike.
Përdorimi i rekomanduar:
I përshtatshëm për të rriturit, të moshuarit, gratë në menopauzë, sportistët, apo personat me mungesë të kalciumit në dietë. Mund të merret gjithashtu gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, në konsultim me mjekun.
