Serum me ekstrakt mendafshi

8.12 

Serumi natyral me ekstrakt mendafshi ofron hidratim luksoz, zbutje të menjëhershme dhe ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e lënë atë të butë si mëndafshi dhe me një shkëlqim natyral.

Serumi natyral me ekstrakt mendafshi është një formulë e avancuar përkujdesjeje që ofron lëkurës trajtim të thellë, luksoz dhe shumë delikat. Proteinat e mëndafshit janë të pasura me aminoacide natyrale që përforcojnë strukturën e lëkurës, ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe i japin një ndjesi të jashtëzakonshme butësie dhe lëmueshmërie.

Ky serum ndihmon në hidrimin e thellë, zbutjen e vijave të holla, dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës, ndërsa krijon një shtresë mbrojtëse që e ruan lëkurën nga ndikimet e jashtme. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të ndjeshme apo të lodhur, ekstrakti i mendafshit e bën lëkurën të ndritshme dhe më elastike që nga aplikimi i parë.

Benefitet kryesore të silk serum me ekstrakt mendafshi:

  • Ofron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë
  • Lë lëkurën jashtëzakonisht të butë dhe të lëmuar
  • Përmirëson elasticitetin dhe tonin e lëkurës
  • Ndihmon në reduktimin e vijave të holla dhe shenjave të lodhjes
  • Mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm dhe plakja e parakohshme
  • Jep ndjesi luksoze dhe një pamje më të freskët e të rinuar

Ky serum është ideal për përdorim të përditshëm, veçanërisht në rutinën e mbrëmjes, për një ndjesi të butë si mëndafshi dhe një lëkurë të rigjeneruar natyrshëm.

Scroll to Top